Tuesday , September 21 2021

Taulant Balla inspekton punimet xhamisë së Ballies: Xhevahir kulturor dhe fetar për Elbasanin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla inspektoi punime e xhamisë së Ballies në Elbasan. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se projekti i xhamisë është vlerësuar në konkurse ndërkombëtare arkitekturore, dhe do të jetë një xhevahir kulturor dhe fetar për Elbasanin.

Sipas Ballës pas përfundimit, ky objekt do të zbukurojë Elbasanin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan📍Me një arkitekurë moderne, projekti i së cilës është vlerësuar në konkurse ndërkombëtare arkitekturore, Xhamia e Kohës (ish-Xhamia e Ballies) po merr çdo ditë formën e saj të një xhevahiri kulturor dhe fetar. E vendosur ne qendër të qytetit Elbasan, falë edhe investimit në sheshin rrethues, i cili gjithashtu po shkon drejt përfundimit, ky objekt do të zbukurojë Elbasanin.

elbasanibukurelbasan❤️