Wednesday , September 22 2021

Zjarr i madh pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit, çfarë ka ndodhur?

Raportohet se një shtëpi private në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:55. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka përfshirë banesën e një familje në lagjen “5 Maji”, pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht dyshohet që të jenë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër në rrjetin elektrik. Në vendngjarje për izolimin e flakëve dhe fikjen e tyre kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse dhe disa punonjës të këtij shërbimi. Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz.