Tuesday , September 21 2021

Varianti “Mu”, mjeku tregon zgjidhjen e vetme dhe të sigurtë

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko e konsideron vaksinën, aleaten më të fortë të qytetarëve përballë COVID. Në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu, ai theksoi se në javët në vazhdim do duhet të shikohet edhe shkalla e imunitetit të krijuar deri më tani në Shqipëri.

“Unë mendoj që një informacion që do na ndihmojë të kuptojmë se kush do jetë ecuria e këtij varianti në javët në vazhdim është edhe shkalla e imunitetit në Shqipëri.

Edhe pjesa e popullatës që do preket do ishte më e vogël në rast se shkalla e imunitetit është e lartë. Imuniteti natyral I sëmundjes është më i fortë ndërsa të tjerët duhet të veprojnë që të vaksinohen sepse rreziqet janë të mëdhaja”, deklaroi Cenko.

Ai shtoi se deri tani ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dimë përballë virusit.

“Duke iu referuar variantit dhe imunitetit, ajo që autoritetet shëndetësore në botë inkurajojnë për frenimin e virusit, është pikërisht kjo që sa më pak të shpërndahet sëmundja, aq më pak krijohet mundësia për mutacione. Ajo që mund të bëjmë është të aplikojmë më të mirat që dimë.

Shqetësimi jonë është edhe në bazë të asaj që kaluan. Rastet e reja janë më pak gjë që do të thotë se vaksina është aleatja jonë e vet”, tha Cenko. m.v/abcnews.al