Wednesday , September 22 2021

Aksident në qendër të Elbasanit, lëndohet një fëmijë dhe i ati që po kalonin rrugën

Një aksident ka ndodhur në qendër të Elbasanit, pranë stadiumit.ABC raporton se të lënduar kanë mbetur dy këmbësorë. Bëhet fjalë për një të mitur dhe për babain e tij të cilët kanë qenë duke ecur.

E lënduar ka mbetur edhe një grua që ishte pasagjere në mjetin tip Volkswagen.