Friday , September 17 2021

Këngëtarja na tregoi si duket një placentë e gatuar dhe duhet ta shihni patjetër (FOTO)

Elle King, këngëtarja amerikane është bërë së fundmi nënë e një djali, Lucky Levi Tooker, por çfarë tërhoqi vëmendjen e internetit ishte tjetër gjë.  Këngëtarja, postoi një foto të nënës së saj teksa gatuante placentën e së bijës.

Për ta ngrënë më vonë, ndryshe nga Hilary Duff e cila e pi si smoothie. “Ajo ka qenë tek ne duke gatuar placentën time, për t’i marrë të gjithë përfitimet e mrekullueshme që ka.”- shkruan King, por interneti është i dyzuar. Ndonëse fotoja e një placente të gatuar mund t’ju fiksojë për pak minuta, kjo s’është hera e parë që dikush e bën diçka të tillë.

Shumë nëna të reja e kanë aplikuar nisur nga përfitimet që thuhet se ka.  Sipas Health Line, placenta ka fuqi të parandalojë depresionin pas lindjes, çliron dhimbje, rrit energjinë, etj. Sidoqoftë, konsumimi i saj si ushqim, lë ende vend për diskutim.