Wednesday , September 22 2021

Nuk deklaroi 17 380 euro në kufi, shikoni se si e peson 57-vjeçari nga Peqini

Policia në piken kufitare Kapshticë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të parave në kufi. Një shtetas me inicialet O. M i janë sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara, duke bërë që ky person të procedohet penalisht. Në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.