Friday , September 17 2021

Doni të udhëtoni drejt Francës? Del njoftimi i rëndësishëm nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ vjen me një njoftim të rëndësishm për të gjithë shtetasit që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës. Të gjithë pasagjerët mbi 12 vjeç duhet të plotësojnë një nga këto kushte: Të jenë të pajisur me një pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të jenë të pajisur me test negativ PCR brenda 72 orëve ose test të shpejtë brenda 48 orëve; ose një provë që kanë kaluar Covid-19, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Në njoftim jepet edhe një indicie për personat e vaksinuar të cilët duhet të vërtetojnë përfundimin e një programi të plotë vaksinimi. Më tej shkruhet se personat të cilët nuk kanë marrë vaksinën antiCovid mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për një arsye të rëndësishme.