Saturday , September 18 2021

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulon portretin dhe emrin e veçantë të bebes

Këngëtari i grupit të njohur “NRG Band”, Besnik Qaka ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto ku bën me dije se është bërë baba për herë të dytë. Këngëtari lajmëroi ardhjen në jetë të vogëlushit të tij, të cilin e pagëzoi me emrin Jan.

Ai postoi foton e ëmbël me të birin në krahë, ku shkruante: Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë ,Jan Qaka 🙏🏻💙.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë dhe një vajzë 3 vjeçe, të quajtur Una.