Saturday , September 18 2021

U tha se është në një lidhje me të birin e Jozefina Topallit. Flet për herë të parë Cindy Marina

Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullojnë disa foto miss-it shqiptar Cindy Marina me djalin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, Genar Topalli. Që nga ai moment dyshja u përfol se mes tyre kanë nisur një lidhje dashurie, pasi një ndër elementët kryesor që i bashkon është edhe qyteti i lindjes, Shkodra.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, me moderatorin Alban Musa, modelja e njohur, e cila së fundmi është bërë edhe imazh i Seria A, nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.

“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh bukuroshja. Më tej, Cindy ka zbuluar se pasionin për volejbollin e ka të trashëguar nga mamaja e saj, por që edhe pse ka gati 11 vite që merret, nuk e shikon si diçka që do të zgjasë përjetësisht.

“Volejbolli për mua ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme për 11 vite. Kam për ta dashur shumë, po do vij një moment që nuk kam për ta bërë më”, tha shkodrania./abcnews.al