Tuesday , September 21 2021

Zbriti për të rregulluar bodrumin, burrit ‘i shkon gjaku në fund të këmbëve’ nga ajo që shikon

Kjo me të vërtetë që është e frikshme. Si do kishit reaguar ju në një rast të tillë? E keni menduar se mund t’ju ndodhë? Ja për çfarë bëhet fjalë: Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri i cili kishte shkuar në bodrumin e shtëpisë për të rregulluar një kabull që nuk furnizonte më me energji pjesën e sipërme të shtëpisë.

Kur ka vajtur atje, ai është hasur me një surprizë me të vërtetë të frikshme. Burri nga Teksas i Shteteve të Bashkuara gjeti plot 45 gjarpërinj, të cilët ishin mbledhur përqark. Prandaj, ai thirri një kompani në Shtetet e Bashkuara përgjegjëse për heqjen e kafshëve të rrezikshme.

Në momentin që ata kanë mbërritur kanë parë skenën, të cilën e kanë quajtur me të vërtetë të pazakontë. Pamjet ata i kanë publikuar dhe në rrjet, ku dhe po bëjnë xhiron.