Saturday , September 18 2021

A do të futet Shqipëria në zonën e kuqe? Ja përgjigjja e ekspertëve: Jemi në gradën e katërt të rrezikshmërisë

Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nëse do të futemi apo jo në zonën e kuqe varet nga shifrat në kalimin e ditëve. “Varet, nuk e dimë se çfarë do tregojnë treguesit. Prandaj shihet se cili vend e plotëson ose jo. Ne shikojmë shifrat, është proces që bazohet në shifra, e diskutime që bëhen në bazë të tyre,” tha Rakacolli.

Ndërsa mjeku epidemiolog, Alban Ylli, tha se më shqetësues është potenciali i lartë i infektueshmërisë.

“Shifrat tregojnë se mund të futemi në listën e kuqe, rreziku për popullatën shqiptare është i madh. Pavarësisht se jemi pak më mirë se vendet rreth nesh, por jemi në rrezik. Është kategoria e katërt e riskut, kjo është më e larta dhe duhen marrë masat në të gjitha pikëpamjet.

Për fat nga termi i jeteve te humbura dhe rasteve të rënda jemi më mirë, por nga qarkullimi në komuntetit jemi të eskpozuar nga rrezik i lartë.Vaksinimi duhet të jetë strategjia kryesore, zgjidhja kryesore. Megjithatë potenciali i virusit për të bërë dëme, është më i ulët,” tha Ylli.