Friday , September 17 2021

Gjeniu i vogël i teknologjisë, 7-vjeçari nga Elbasani Rejs Ekmekçiu na zbulon diçka më shumë rreth vetes

Djaloshi që po shihni në foto është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij. Para se të mësonte gjuhën shqipe, Rejsi filloi të flas rrjedhshëm anglisht. Që në vogëli ai u apasionua pas teknologjisë, kështu në moshën 5 vjeçare pa ndihmën e askujt gjeniu nga Elbasani vendosi të hapë kanalin e tij të Youtubit.

“Unë jam Rejs Ekmeciu, jam 7 vjeç dhe vij nga qytetit i Elbasanit. Dy vite më parë hapa kanalin tim të youtube, pashë që po merrja shumë shikime dhe kështu vendosa të bëj më shumë video për të fituar para.”

Rejsi objektivat i ka shumë të qarta. Pasi përmbush detyrat kryesore si nxënës i klasës së dytë, 7 vjeçari qëndron në dhomën e tij për të realizuar video të ndryshme. Me shumë lehtësi ai arrin të xhirojë dhe editojë video, e më pas t’i ngarkojë ato në kanalin e youtube-it.

“Unë do të vazhdoj deri sa të marr 1 milion ndjekës të bëhem si Top Channel.

Kush të tregoi që nga Youttube mund të marrësh para?

Unë di shumë mirë gjuhën angleze dhe e kam dëgjuar në youtube, ata thonë sa më shumë video aq më tepër para fiton.”

Edhe pse prindërit e Rejsit i përkasin botës së medias, për të punuar videot nuk i duhet ndihma e nënës gazetare dhe e babait montazhier. Rejsi thotë se askush nuk mund ta bëj punën më mirë se vetë ai.

Këtë video t’i i bën vetë, pa ndihmën e askujt?

Babi yt është montazhier, të pëlqejnë materialet që ai realizon?

“Jo, sepse unë i bëj më mirë.”

Rejsi kërkon të mësojë çdo gjë rreth teknologjisë, por orët e gjata para telefonit dhe kompjuterit nuk e pengojnë atë të të jetë një nxënës i shkëlqyer.

Top Channel