Saturday , September 18 2021

‘Punëtorja’ shqiptare e ‘muhabetit’ klientëve: Kam ‘green pass’, mos kini frikë pasi bëj tamponin çdo…

Keq për lekë. Pandemia bëri tëvetën. Mes të tjerash u godit edhe biznesi i puntoreve të s.ksit. Disa rrugë të Torinos në Itali, gjatë orëve të natës popullohen nga punëtoret e sêksit dhe klientë të ndryshëm. Por edhe ato janë të detyruara të punojnë në kushtet e kufizimeve dhe masave anti-Covid, ndër të cilat është edhe vaksinimi i qytetarëve. Një prej prostitutave është nga Shqipëria dhe thotë se pseudonimin e ka “zonja”.

 “Jam e vaksinuar, mora dozën e parë të vaksinës Moderna, për 20 ditë kam të dytën”- shprehet ajo për mediat italiane. Ajo shton gjithashtu se s’ka frikë nga vaksina dhe se bën tamponin çdo javë. “Unë gjithashtu bëj tamponin një herë në javë, kështu që klientët të jenë të qetë”-shprehet ajo. Po ashtu një prostitutë tjetër nga Europa Lindore shprehet se ka “green-pass”.

“Nëse klientët kanë dyshime, ua dërgoj në Whatsapp. Por deri tani askush s’më ka pyetur lidhur me këtë”- thekson ajo.

Burimi: cronacaqui.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania