Friday , September 17 2021

“Ta prishin terezinë”, Fiori Dardha zbulon çfarë ndodh pas dyerve të televizioneve: Kthehen në hiena nëse…

Fiori Dardha do të nisë shumë shpejt një emision të ri investigativ. Ajo vendosi të ndryshonte ekran për këtë sezon të ri, pasi për një kohë të gjatë drejtoi programin “Boom” në “Ora News”. Fiori ka shumë vite që është pjesë e televizionit dhe di gjithçka brenda dyerve të tyre, gjëra që publiku nuk arrin t’i shikojë kurrë. Ndonëse televizioni duket mjaft i bukur në syrin e publikut dhe se gjithçka shkon më së miri, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur nëse ka intriga në televizion.

 “Pyetje është kjo?!

Ja përshembull: ti mund të jesh duke bërë grimin për të regjistruar programin që të është besuar, ndërkohë që një rivale (që insiston të të marrë projektin), përdor miqtë e saj nëpër portale për të publikuar tituj që të të prishë terezinë. ‘Kush do ta prezantojë këtë projekt Filania, apo Fistekja?’. Vjen një moment që mësohesh me këto paçavure dhe vetëm qesh me tentativat e tyre të dëshpëruara!”, është përgjigjur ajo.

Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse ka miqësi të vërtetë në televizion.

“Në televizion i ke të gjithë miq, për aq kohë sa nuk të shohin si konkurrent! Nëse ndiejnë se mund t’i eklipsosh, kthehen në hiena!”, ka treguar ajo.