Saturday , September 18 2021

Elbasan/ Në krizë blektoria, ulet ndjeshëm prodhimi i qumështit. Në Sulovë…

Prodhimi i produkteve blektorale në qarkun e Elbasanit po njeh rënie nga viti në vit. Prodhuesit thonë se ka rënë numri i bagëtive të imta që banorët mbarështojnë duke bërë që të ketë një rënie të prodhimit të qumështit. Fenomen i cili po reflektohet në baxhot e përpunimit të qumështit. Sulova njihet si një nga trevat që mbarështon blektorinë për të siguruar të ardhura. Por vitet e fundit numri i gjësë së gjallë ka rënë ndjeshëm.

Sami Venari është administrator i një baxhoje në fshatin Selvijas të Njësisë Administrative Klos. Ai shprehet se para pak vitesh përpunonte deri në 20 kuintal qumësht. Ndërsa tani kjo sasi është përgjysmuar duke shkuar deri në 8 kuintal në ditë.

Sipas tij shkak mbetet largimi i banoreve nga fshati ne drejtim te qytetit por edhe ne emigracion. Por faktor me rendësi për të është edhe pamundësia për të ushqyer gjënë e gjallë. Sa i përket tregut ai është i garantuar por pronari ankohet se analizat që kryen janë të shtrenjta e duhet të përshtaten me sasinë e prodhimit.

Ndërkohë në disa baxho të tjera në këtë trevë kanë probleme me kontratat e shitjes së produkteve pasi mjaft biznese janë tërhequr për shkak të pandemisë.

Klan News