Friday , September 17 2021

Ku do ta shohim këtë sezon moderatoren bukuroshe? Luana Vjollca ka një përgjigje për pyetjen që po i mundon fansat

Në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes, Luana Vjollca organizoi një festë madhështore ku dhe ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku të gjithëve iu duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.  “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, u shpreh Luana. Fansat e saj mezi po presin dhe duan një përgjigje nga ajo se kur do të fillojë “Shiko kush luan” apo se çfarë projekti ka rezervuar për publikun.

“Po ç’na thoni?”- pyeti sot Luana ndjekësit në Instagram dhe thuajse të gjithë pyesnin: “Kur do të shohim sërish në Tv?” dhe “A do të rifillojë Shiko Kush Luan?”.

Mesa duket përgjigja në lidhje me kureshtjen e fansave nuk do të vonojë dhe shumë. “Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!”

Burime për “Gazeta Express” kanë bënë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.