Friday , September 17 2021

Përfshihet nga zjarri magazina e një banese të vjetër në Elbasan, tymi ‘pushton’ qendrën e qytetit. Dyshimet e para

Magazina e një banese të vjetër në një nga lagjet afër qendrës së Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 17:50 dhe për pasojë janë rrezikuar disa banesa. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Pusi që Lahet Vetë”. Menjëherë për izolimin dhe shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës.

Ndërkohë, raportohet se situata e krijuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve është vënë nën kontroll të plotë. Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër i rrjetit elektrik që rezultoi të ishte i amortizuar.

(BalkanWeb)