Wednesday , October 20 2021

Doni të merrni nënshtetësi tjetër? Ja 17 vendet ku mund të ‘blesh’ një pasaportë

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë. Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.

17 shtetet e mëposhtme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re 17. Tailanda – $15.000 16. Letonia – $73.000 15. Saint Lucia – $100.000 14. Dominika – $100.000 13. Malta – $170.000 12. Grenada – $200.000 11. St. Kitts and Nevis – $250.000 10. Antigua dhe Barbuda – $250.000 09. Greqia – $280.000 08. Portugalia €350,000 07. SHBA- $ 500,000 06. Spanjë – € 500,000 05. Bullgari – €510.000 04. Kanada $800.000 03. Australia, 1 milionë euro 02. Qipro, 1.5 milionë euro 01. Zelanda e re, 2 milionë $