Wednesday , October 20 2021

7 humbje jete vetëm sot/ Rriten sërish rastet e reja, ja si paraqitet situata në spitalet Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5175 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid 872 qytetarë.Në raportin 24 orësh të bërë publik nga ministria thuhet se shtatë qytetarë nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me koronavirusin, : 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.

Aktualisht në spitalit Covid po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ndërkaq, në gjithë vendin janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19. Po ashtu mësohet se janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 872 qytetarë, në këto bashki:

272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Statistika (21 Shtator 2021)

Raste të reja itore 872

Të shëruar në 24 orë 820

Të shtruar në spitale 224

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896

Raste pozitive 164,276

Raste të shëruara 148,937

Raste Aktive 12,745

Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422

Shkodër 1277

Durrës 1229

Fier 1195

Vlorë 744

Lezhë 590

Elbasan 667

Berat 495

Korçë 327

Kukës 313

Gjirokastër 263

Dibër 223

Top Channel