Monday , October 18 2021

Çfarë ndodhi? U mërzitën kaq shpejt? Dy këngëtaret e ‘Big Brother VIP’ shpërthejnë në lot

Dy banoret e ‘Big Brother VIP’, këngëtaret e njohura Semi Jaupaj dhe Fifi kanë shpërthyer në lot gjatë një bisede për familjet e tyre. Edhe pse kanë vetëm pak ditë larg tyre, ato janë përlotur teksa kanë treguar se i ka marrë malli që tani. “Kam ndenjur shumë me ta. Sidomos këtë vit. Që kur lindi motra jemi afruar shumë më shumë”, tha Fifi, ndërsa Semi rrëfeu se familjarët e saj janë në Kanada.

“Mbesën 3-vjeçare nuk e kam parë kurrë, veç në kamer”, u shpreh ajo.

Kjo është dita e dytë që Banorët e “Big Brother” janë brenda shtëpisë. Kujtojmë se rrugëtimi i tyre do të vazhdojë për 100 ditë të plota. Në fund njëri prej tyre do të shpallet fitues.