Monday , October 25 2021

Metoda e re e trαfikimit të shqiptarëve me anije nga Spanja në Skoci. Nuk do ta besoni ku i gjeti policia

Policia Kombëtare spanjolle ka aṙṙestuar 12 persona me kombësi shqiptare, të cilët po udhëtonin në një anije, që shërbente si cisternë gazi. Anija u largua nga porti i Bilbaos, pasditen e të hënës, më pas bëri një ndalesë në Ferrol dhe destinacionin përfundimtar kishte  portin e Glasgow, Skoci.

Shqiptarët u futën fshehurazi në zonën e portit. Ata ndodheshin brenda një kamioni që transportonte tuba që shërbenin për mullinjtë e erës. Dy nga shqiptarët u zbuluan në det të hapur, kur cisterna e gazit që ishte larguar nga Bilbao ishte në gjysmë të rrugës për në Ferrol. Kështu që anija u kthye sërish në Portin e Bilbaos, ku Policia Kombëtare më pas zbuloi edhe dhjetë shqiptarë të fshehur, të cilët kërkonin të kalonin ilegalisht në Skoci.

12 shqiptarët u dërguan në zyrat e Policisë Kombëtare në portin e Bilbaos.

Top Channel