Thursday , October 21 2021

Elvis Naçi shet Spitalin Continental për 850 mln lekë, ja kush e bleu. Detajet

Elvis Naçi ka ndarë me qytetarët një lajm ku njofton se Fondacioni Firdeus do të ndërtojë një lagje të re për të varfrit në Kosovë. Ai tregon se Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka bërë një kërkesë për të blerë Spitalin Continental, i cili do të shitet për një shifër prej 850 milionë lekë të vjetra.

Naçi thotë se me fondin e përfituar do të ndërtohet një lagje për të varfrit në Kosovë dhe disa apartamente në Maqedonipër njerëzit në nevojë. Gjithashtu, pritet të fillojë edhe ndërtimi i një lagje të madhe në Shqipëri, përveç asaj të Thumanës që po shkon drejt përfundimit. Por nuk mbaron me kaq, pasi edhe pse po blihet nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Spitali Continental do të vijojë të ndihmojë njerëzit që s’kanë mundësi të kurohen.

Postimi i plotë

Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre!

Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje. Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, ! Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e ndihmes se njerezve te pamundur por edhe sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve. Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin.