Thursday , October 21 2021

Aksident i rëndë në Elbasan/ Ndërron jetë një grua, plagoset rëndë edhe pasagjerja

Dy automjete u përplasën kokë më kokë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Në aksident janë përfshirë një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut me drejtues V.J dhe një automjet tip ‘Citroen’.

Përplasja ka rezultuar fatale për 54-vjeçaren F.G, pasagjere në autoveturë, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, E.M, banues në Tiranë, dhe G.M, 37 vjeçe.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.