Thursday , October 21 2021

Një biftek 630 paundë, brenda “botës” së Nusretit, si u bë i famshëm kuzhinieri turk që para 5 vitesh thuajse nuk njihej fare

Nusret Gokçe, është i njohur ndryshe si “Salt Bae” është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë. 38-vjeçari njihet për biftekun e tij të famshëm dhe hedhjen e kripës. Ai u bë i famshëm në vitin 2017 falë një video të publikuar nga Bruno Mars, e më pas, krijimtaria e tij mori “dhenë”.

Tanimë Nusreti numëron dhjetëra restorante në të gjithë botën, ndërsa njihet dhe për çmimet e tij të shtrenjta. Një nga klientët e restorantit të kuzhinierit, zbuloi se një vakt familjar shkonte diku te 1.182 paundë me vetëm biftekun që kushtonte 630 paundë.

Besohet se kuzhinieri ka një pasuri prej 38 milionë funtesh falë famës në internet dhe ka një mori miqsh të famshëm. Të gjithë, duke nisur nga Leonardo Di Caprio e përfunduar te Rihanna, kanë vizituar të paktën një herë restorantet e Nusretit.

Megjithatë, përtej këtyre të mirave, punëtorët e restorantit të tij janë ankuar për vonesa në pagesa, madje para disa muajsh u publikua një lajm se një grup punonjësish kishin ngritur padi ndaj 38-vjeçarit.