Thursday , October 21 2021

Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjtë “paguajnë” me euro false. E pësojnë keq

Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false. Mediat greke bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Në momentin kur duhet të paguanin ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false. Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u vunë nën prαnga me akµzën e mαshtrimit me anë të kartëmonedhës së falsifikuar. /Abcnews.al