Monday , October 25 2021

Përlotet Paloma: Humba motrën në moshë shumë të re. Ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat

Prova javore vijon intensivisht dhe këtë mbrëmje të diele është radha e Palomës dhe Arditit për t’ju përgjigjur pyetjeve të njëri-tjetrit. E përlotur Paloma tregoi se ikja parakohe nga kjo botë e motrës së saj është humbja e më e madhe shpirtërore e jetës së saj.

Paloma rrëfeu se motra e saj ka humbur lµftën me kαncerin e gjirit në një moshë shumë të re. ‘’Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja unë dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën’’,- tha ajo.

Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë.

‘’Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti’’,- shtoi ajo mes lotësh. Paloma nuk hezitoi që të bënte dhe një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të mos neglizhuar asnjë shqetësim shëndetësorë që mund të kenë.

Top Channel