Monday , October 25 2021

Gjashtë muaj pas propozimit për martesë, aktori i njohur shqiptar ndahet nga partnerja (Foto)

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, vetëm gjashtë muaj pasi i propozoi martesë partneres së tij duket se ka stopuar romancën e bukur, për të cilën foli publikisht. Albano ka fshirë fotot dhe në profilin e tij ka mbetur vetëm një foto e vjetër e postuar në muajin prill.

Burime pranë çiftit treguan se nuk mund të bëhet fjalë për një ndarje, por një reflektim që lidhen me marrëdhënien e çiftit që nuk duket e thjeshtë kur është mes një artisti dhe një eksperteje në marketing.

Gjashtë muaj më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.

“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”. Po si i kishte propozuar partneres për martesë? Albano tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen, pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të dashurën.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12:00, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen! Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me mamatë tona. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: ‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’. ‘Po, ulu dhe më kërko falje’, më tha ajo. U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’. Dhurata për ditëlindjen është dhurata ime për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.