Monday , October 25 2021

Preferenca të njëjta për meshkujt por edhe fustanet, Antonela dhe Ledjana bëjnë “xing” sërish. Kujt i shkon më shumë?

Antonela, Ledjana dhe Mevlani u kthyen në treshen më të komentuar në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat duket se nisën të “luftonin” për një djalë!

Edhe tani, shumë kohë, pas përfundimit të programit, vajzat vazhdojnë të mos kenë marrëdhënie të mira, gjë që e kanë treguar herë pas here. Së fundmi dy bukuroshet shqiptare, janë parë me të njëjtin fustan, dhe sigurisht kjo nuk mund t’iu shpëtonte ndjekësve të tyre.

Ishte Ledjana ajo që e veshi këtë “look” disa ditë më parë në daljen e saj të fundit publike, në “Për’puthen Prime”, mirëpo fansat kanë vërshuar me mesazhe se këtë fustan e ka veshur më parë Antonela javë më parë sërish në një dalje publike. Gjithsesi duhet thënë se edhe pse ndryshojnë shumë nga karakteristikat fizike, të dyja vajzat duken shumë bukur!