Monday , October 18 2021

“Tavolina është e rezervuar”. Miku i viķtimës rrëfen si nisi sherri që përfundoi në tragjedi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Elbasan ku u qëllua për vꓒekje nga një klient kamarieri i restorantit. Redi Doçi, shef kuzhine në restorant ka treguar për “Abc-në e Mëngjesit”, se nga informacionet që ka, mes autorit dhe viķtimës nuk ka pasur konflikt të mëparshëm por vetëm një debat momental që është përshkallëzuar në përplasje fizike duke sjellë edhe fundin tragjik për 50-vjeçarin.

“Një djalë aktiv në fushën e kulinarisë. Ka investuar gjithë jetën në fushën e kulinarisë. Për shkak të korrektësisë ka qenë i punësuar në disa prej restoranteve më të mirë në qytet. Ka qenë si pedagog për kamerierët.

Nuk e di si ka nisur ngjarja. Ka pasur debat momenti, nuk jam shumë i informuar për këtë pjesë. Ka qenë punë momentale. Debat. Më shumë nuk di. Nuk kam qenë në restorant në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Aktualisht punoj në një restorant tjetër”, deklaroi ai.