Thursday , October 21 2021

Big Brother VIP: Këngëtarja Semi Jaupaj flet për ndarjen nga Bojken Lako!

Në “lojën e radhës” së Big Brother, konkurrentëve, të ndarë në dyshe, i duhet t’i lexojnë pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen atyre në mënyrë sa më të sinqertë, duke shtuar mundësitë për një surprizë në përfundim të lojës në bazë të asaj se sa të sinqertë do jenë.

Dyshja e parë që filloi lojën ishte Semi dhe Donaldi, ku ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj me Bojken Lakon. Ajo tha se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë […] Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja gjatë lojës.

Fillimisht, këngëtarja konfirmoi ndarjen këtë vit në Këngën Magjike.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik, iu përgjigj këngëtarja atëherë pyetjes “A je akoma me Bojkenin?”