Wednesday , October 20 2021

Kaos në Elbasan! Trafiku në kryqëzimin e Cërrikut “po i merr frymën” qytetit

Vendi që konsiderohet si “ferr” për trafikun në Elbasan është kryqëzimi i Cërrikut. Çdo ditë aty krijohen radhë të gjata automjetesh. Kryqëzimi i Cërrikut ndodhet në unazën jugore të Elbasanit. Aty ndërthuret trafiku i të gjitha automjeteve që lëvizin në aksin kombëtar Lindje-Perëndim nga njëra anë dhe automjetet që lëvizin nga disa qytete të Shqipërisë Qendrore në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas nga ana tjetër.

Ngjitur me kryqëzimin kalon edhe hekurudha. Pa llogaritur këmbësorët. Semafori që ndodhet ketu nuk funksionon. Policët rrugorë e kanë të pamundur të menaxhojnë situatën.

Nuk mungojnë përplasjet mes automjeteve, aksidentet me pasoja dhe grindjet mes qytetarëve. Vetë drejtuesit e automjeteve shprehen se i zë makthi kur mendojnë se do të kalojnë aty.

Prej vitesh është kerkuar ndërtimi i një mbikalimi apo nënkalimi në këtë vend, po ashtu edhe nje sistem modern semaforesh. Por edhe pse janë ngritur këto shqetësime, kaosi vazhdon./abcnews.al