Monday , October 25 2021

Miss-i nga Elbasani u shpreh e penduar, ‘Princi Libofshës’ nxjerr sekretet e marrëdhënies treshe

Në intervistat e fundit, Egla Harxhi është shprehur disi e penduar për lidhjen e saj treshe që bëri bujë tre vite më parë. Egla është shprehur se e ka bërë për provokim dhe se tani nuk e ka më prioritet diçka të tillë. Por ndryshe mendon Jarl Alexandre de Basseville i cili prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë.

I ftuar në emisionin “Expuls” në RTV Ora, ai tha se një marrëdhënie treshe mund të jetë edhe e suksesshme duke treguar sekretet që e bëjnë këtë marrëdhënie të funksionojë.

Një marrëdhënie treshe nuk e prish familjen, përkundrazi sipas tij nëse je i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat ashtu si ti i ndjen është një sukses i madh. “Mashtrimet dhe gjërat e rreme mund ta prishin një lidhje. Në qoftë se ti je i drejtë dhe transparent është suksesi më i madh”, tha ai.