Wednesday , December 1 2021

EMRAT / Të rinjtë shqiptarë të zhdukur në Britaninë e Madhe. Çfarë ka ndodhur me ta?

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë të cilët largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë dhe si destinacion kanë Britaninë e Madhe.  Shumë prej tyre paguajnë deri në 20 mijë euro, ndërsa të tjerët rrezikojnë jetën përmes udhëtimeve të rrezikshme si ato me kamion apo edhe me mjete lundrimi.

Mediat britanike raportojnë se këta të rinj janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për t’i përdorur në “shtëpitë e barit” ku kultivojnë dhe rrisin Kanabis.  Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.

Advertisement

Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale. Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.

Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire

Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire

Elis Celkupa vjeç 16  i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër

Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield  Londër

Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex

Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester

Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, West Yorkshire

Arben Axhami vjeç 16  i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën  Enfield, Middlesex.