Wednesday , December 1 2021
FOTO ARKIVA

Aksident i rëndë në vend, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i 29-vjeçari Albion Kreci kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.

Advertisement

Në atë moment një makinë me targa AB067PJ e ka goditur duke lënë të plagosur rëndë 29-vjeçarin.Sipas dëshmitarëve okularë, të riuti janë këputur këmbët dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit.

“Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar. Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.