Wednesday , December 1 2021

5 vite pas divorcit të bujshëm, Klaudia Pepa refuzon Albi Nakon?

Gjatë kohës së zhvendosjes së Klaudia Pepës në Itali për të zhvilluar karrierën e saj jashtë vendit, u bë publik lajmi se balerina është divorcuar nga koreografi Albi Nako pas një historie dashurie disavjeçare. Klaudia vazhdoi karrirën si balerinë në Itali edhe ka arritur të jetë pjesë e shumë projekteve në fushën e baletit krah emrave më të njohur në Itali.

Pas arrtijeve dhe sukseve në balet, Klaudia është transferuar në shesh xhirim dhe ka studiuar për t’i hyrë aktirimit të cilin së fundmi po e vë në zbatim dhe shumë shpejt do ta shohim në një film. Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Revistën Class” ku ka treguar edhe planet për të ardhme dhe madje ka zbuluar se nuk është shkëputur akoma nga Shqipëria.

Advertisement

“Jam në krijim të një projekti që ka në thelb baletin dhe kontaktin me njerëzit, është surprizë…”, është shprehur ajo pas pyetjes nëse ka projekte që e lidhin me Shqipërinë. Gjithashtu ajo ka zbuluar se ka refuzuar të jetë pjesë e një juri të një programi në Shqipëri dhe të gjithë ata që e njohintë shkuarën e balerinës mund ta lidhin këtë refuzim me ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon i cili aktualisht po zhvillon programin “T’ka mami yll” i cili ka edhe një juri.

Cila është oferta më joshëse që të është bërë në Shqipëri, por e ke refuzuar për të mos u kthyer? “Kam pasur shumë oferta për të qenë pjesë në jurinë e disa programeve televizive, por i kam refuzuar për faktin që nuk ndihem akoma gati për këtë rol. Me siguri në të ardhmen do jenë, pa dyshim, pjesë e eksperiencave të mia”, është shprehur Klaudia. Për jetë personale ajo ka treguar se është e lumtur dhe nuk është vetëm, por preferon që gjithçka ta mbajë private./albeu.com/