Wednesday , December 1 2021

Stuhi e frikshme në Australi me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë më parë

Një stuhi e frikshme ka goditur bregun lindor të Australisë, e shoqëruar me breshër, duke dëmtuar ndërtesa të shumta. The Guardian raporton se kjo është stuhia me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë më parë në Australi, me një diametër prej 16 centimetrash.

Advertisement

Breshëri ka rënë në Queensland ndërsa autoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë.

Një qendër tregtare në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda nga çatia.