Wednesday , December 1 2021

Shkurtimi i kohës së qarkullimit të mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë, Rama publikon pamjet e punimeve Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e punimeve në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Rama thotë se realizimi i plotë i kësaj vepre të re infrastrukturore do të sjellë shkurtimin e konsiderueshëm të kohës së qarkullimit të mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë, si edhe do të hapë një perspektivë krejt të re për zhvillimin rural të një tjetër hapësire të pazbuluar të natyrës fantastike të Shqipërisë.

Advertisement

Nga ana tjetër thekson se është realizuar 70% e punës ndërsa shton se janë hasur vështirësi nga formacionet gjeologjike pa stabilitet (në mungesë totale të projekteve nga ata që e nisën kuturu këtë vepër si një aventurë elektorale me daulle) terrenit tejet të vështirë dhe gropës financiare të trashëguar.