Wednesday , December 1 2021

Tragjike/ Covid i merr jetën të riut nga Elbasani, shokët bëjnë apel për të sjellë trupin në Shqipëri. Emri/ Foto

Koronavirusi nuk po kursen as të rinjtë tashmë. Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital. I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.

Advertisement

28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.

Anglia është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet./abcnews.al