Wednesday , December 1 2021

“Po qarkullon një virus shumë ngjitës tek fëmijët”. Mjeku ngre alarmin: Ja simptomat dhe ç’duhet të bëni

Shefi i pavionit të pediatrisë në spitalin e Korçës Robert Rado ka ngritur alarmin për një virozë që po qarkullon në vend dhe që është shumë ngjitës te fëmijët. Sipas Robert Rados, virusi njihet me emrin koksaki-virus dhe është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve.

Advertisement

Ndërkohë ne lidhje me përhapjen e Covid tek fëmijët ai është shprehur se nuk kanë pasur shumë raste te fëmijët.

“Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopësht pasi kjo kalon nga një në një fëmijë. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera. Rastet nga Covid kanë qenë të pakta deri në 50 raste”, është shprehur mjeku.