Wednesday , December 1 2021

Pamjet ‘pushtuan’ botën/ Afganët i dhanë foshnjen ushtarëve amerikane. Ku ndodhet tani?

Shumë familje afganë përjetuan momentet më të vështira në jetë, pasi u detyruan të largoheshin nga vendi pasi në gusht të këtij viti talebanët morën pushtetin në vend. Mirëpo “arratisja” nuk ishte e lehtë për të gjithë, pasi shumë prindër u detyruan të braktisnin fëmijët e tyre duke ia dorëzuar ushtarëve amerikanë gjatë operacioneve për evakuuimin e qytetarëve të mbetur atje.

Advertisement

Një nga familjet është edhe ajo e Mirza Ali Ahmadi dhe Suraya, të cilët e gjetën veten mes një turme kaotike jashtë portave të aeroportit në Kabul, më 19 gusht, teksa një ushtar amerikan që qëndronte në një gardh të lartë pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë.

Nga frika se Sohail, një foshnjë dy muajshe, do të shtypej nga turma, ata ia dorëzuan ushtarit, duke pritur që së shpejti të arrinin në hyrje me katër fëmijët e tjerë. Por në atë moment, tha Mirza Ali, talebanët pushtuan shpejt vendin ndërsa ushtarët amerikanë u tërhoqën, ai filloi të shtyjë qindra njerëz që donin të iknin.

Pjesës tjetër të familjes iu deshën më shumë se gjysmë ore për të arritur në anën tjetër të gardhit të aeroportit. Por që atëherë nuk ka pasur asnjë lajm për Sohailin e vogël. Aktualisht familja është në Fort Bliss në Teksas me refugjatë të tjerë afganë të cilët presin të zhvendosen në një tjetër vend të sigurt në SHBA. E vetmja gjë që më intereson tani është të gjej fëmijën tim”- u shpreh nëna