Wednesday , December 1 2021

Bitcoin rekord të ri, tregu i kriptomonedhave arrin 3 trilionë Dollarë

Tregu i kriptomonedhave në botë po zgjerohet çdo ditë e më shumë si një formë investimi. Mediat e huaja raportojnë se Bitcoin ka ‘fluturuar” dhe ka shkuar drejt një rekord të ri ku çmimi arriti rreth 67,000 dollarë për herë të parë.

Advertisement

Vlera totale e kriptomonedhave në tregjet financiare ka arritur së fundmi shifrën e 3 trilionë Dollarëve.

Inflacioni në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rënia e stoqeve ka bërë që njerëzit të investojnë në kriptomonedha dhe flori si një formë që ata e konsiderojnë të sigurt për të investuar./Opinion.al