Wednesday , December 1 2021

Jo sot po nesër.. Nuk po i jepte rrogen, punëtori merr sopatën dhe i bën gjëmën pronarit

Nuk po i jepte pagën prej disa kohësh, punonjësi rrëmben sëpatën dhe hakmerret ndaj ‘Audit’ luksoz të pronarit Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zagreb, ku një burrë ka dëmtuar me sëpatë një automjet luksoz “Audi A8”. Sipas mediave të huaja, veprimi është kryer nga një punonjës ndaj automjetit të punëdhënësit të tij.

Advertisement

Veprimi ekstrem lidhet me mosdhënien e pagës prej disa kohësh nga ana e pronarit. Kjo ka bërë që punonjësi kroat të mos durojë më, të rrëmbejë sëpatën dhe të hakmerret ndaj automjetit të pronarit.