Wednesday , December 1 2021

Biznesmeni italian i bën “gjëmën” çiftit të ri, i drogon dhe më pas përdhunon gruan

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Itali, i cili ka çuar në pranga një agjent shitjesh imobiliare. Ai akuzohet se drogoi një çift e më pas përdhunoi gruan, teksa donte t’u shiste një shtëpi.

Advertisement

Omar Confalonieri u arrestua ditën e djeshme nga karabinierët me akuzën e dhunës seksuale, pasi kishte droguar një çift të ri dhe kishte përdhunuar gruan gjatë një takimi për blerjen e një shtëpie.

Confalonieri është pronar i një agjencie imobiliare në Milano dhe ka në pronësi të tij apartamente dhe dhoma të shumta. Hetuesit dyshojnë se ai ka abuzuar në të njëjtën mënyrë edhe me “viktima” të tjera që mund të ketë njohur përmes shitjeve së shtëpive.