Wednesday , December 1 2021

Deputetje e Elbasanit publikon fotot. “Elbasanasit nuk e meritojnë të vďesin nga tumoret”

Elbasani është një prej qyteteve më të ndotura në Shqipëri. Shkak kryesor i kësaj gjendjeje janë disa bizneseve të industrisë së rëndë të cilët operojnë në zonën e ish-metalurgjikut. Prej vitesh banorët e zonës së Bradasheshit ankohen për aromën e rëndë dhe tymin që lëshojnë këto biznese në orare të ndryshme të ditës dhe natës.

Advertisement

Mbrëmjen e sotme ka qenë deputetja e qarkut të Elbasanit znj. Zheni Gjergji e cila ka denoncuar me foto tymin kancerogjen që del në një prej këtyre operatorëve.

Ja çfarë shkruan ajo në një status në faqen e saj të facebook:

Elbasanasit nuk e meritojnë !

Nuk meritojnë të mbyten, helmohen e vďesin nga tumoret ndërkohë që të tjerë pasurohen!

Ora 21.32