Wednesday , December 1 2021

Tragjedi në shtetin fqinj/ 38-vjeçari vret gruan, vjehrrën dhe 2 fëmijët e mitur. Më pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sassuolo, Modena të Italisë. Një 38-vjeçar ka vrarë me thikë gruan, vjehrrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 e 2 vjeç. Më pas autori vrau dhe veten.

Policia po heton dinamikën e ngjarjes. 38-vjeçari, që besohet se është vrasësi i partneres së tij, dy fëmijëve dhe nënës së saj, punonte në një supermarket në Sassuolo dhe sipas informacioneve të para hetimore është me origjinë tuniziane.

Advertisement

“Shqipëria është kthyer në turp të Evropës”, Demalia: Klasa politike përbëhet nga banditë, PD drejt çarjes

Nëna e fëmijëve të tij, një italiane, ishte e angazhuar në punë pastrimi.  Gruaja e vrarë nga partneri i saj, i cili më vonë vrau dhe veten në Sassuolo, kishte edhe një vajzë tjetër më të madhe, nga një lidhje e mëparshme, e cila në kohën e ngjarjes së rëndë ishte në shkollë.

Sipas dëshmive, burri dhe partnerja e tij ishin ndarë prej rreth një muaji. Gruaja dhe fëmijët kishin shkuar të jetonin me nënën e saj. Nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë.