Wednesday , December 1 2021

Cërriku feston përvjetorin e krijimit. Ja si kanë reaguar kryetarët

Qyteza e Cërrikut ditën e sotme ka mbushur 69 vite nga krijimi i tij. Në kë ditë të shënuar për qytetin kanë reaguar personalitete të shumta mes tyre kryetari aktual i bashkisë së Cërrikut, z. Andis Salla dhe ish-kryetari z. Altin Toska.

“Plotë 69 vite Cërrik 😍

Gëzuar ditëlindjen qyteti i Cërrikut❤️

Në këtë datë të shënuar për Cërrikun, menduam të krijojmë një ambjent festiv për qytetarët , duke mos harruar të falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në rritjen e këtij qyteti, që nga guri i parë i e deri sot tek çdo kush që punon në shërbimin të tijë. Mirënjohja ime e sinqertë shkon për të gjithë ata Cërrikas e Cërrikëse, vlera të këtij qyteti.

Advertisement

Uroj me shpirt që të rinjtë e të rejat e këtij qyteti të vazhdojnë të kontribuojnë për këtë qytet dhe vlerat që kanë trashëguar brezat ndër vite në çdo fushë.

Cërrik të Duam ❤️

Gëzuar !”- shkruan z.Salla

Ndërkohë ish-kryetari Toska e ka kujtuar këtë ditë duke shkruar:

“Gezuar 69 vjetorin e krijimit Cërrik!

Ne kete 69 vjetor te krijimit te qytetit te Cërrikut, ku pata fatin, nderin, privilegjin, qe tu sherbej për 4 vjet  banoreve te qytetit ashtu si te gjithe banoreve te bashkise dua te uroj te gjithe qytetaret e Cërrikut kudo qe jetojne e punojne,

Gëzuar datelindjen e qytetit!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ata zonja e zoterinj qe kontribuan ne ndertimin e tij qe nga vendosja e tulles se pare, dhe deri sot, për te gjith ata qe rriten breza te tere dhe kultivuan dashurine per qytetin tek cdo banor, te gjithe atyre qe vazhdojne te cojne perpara jeten ne kete qytet te bukur sipas mundesive dhe profesioneve te tyre, te gjithe emigranteve Cerrikas kudo ndodhen qe me shume nostalgji ruajne dhe percjellin tek brezat e ri kujtimet dhe perjetimet e tyre me te bukura ne kete qytet, per te gjith qytetaret e Cërrikut si artiste, gazetare,mjeke,studente ,mesues sportiste etj qe me arritjet e tyre lartesojne akoma me shume emrin e qytetit.

Mirenjohje dhe respekt për te gjithe bashkepunetoret e mi pa perjashtim, pa ndihmen e te cileve asnje nga punet e mrekullueshme qe bem dhe do ngelen gjate ne memorjen e qytetit, nuk do ishin bere asnjehere!”- ka përmbyllur Toska.