Wednesday , December 1 2021

24-vjeçari u shpall i zhdukur nga familja, gjendet trupi i pajetë në një humnerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 24-vjeçar është gjendur i pajetë në një humnerë në Prevallë. I riu ishte shpallur i zhdukur pas denoncimit të familjarëve në polici pasi ata kishin humbur kontaktet me djalin.

Advertisement

Trupi i pajetë 24-vjeçarit, A.GJ. u gjet pasditen e djeshme, ndërsa ende nuk dihet asnjë shkak mbi këtë ngjarje, nëse ai është vetëhedhur apo ka të bëjë me një ngjarje kriminale.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.