Wednesday , December 1 2021

Ruajti një shkëmb për vite me radhë duke menduar se është flori, por doli shumë më i çmuar

Në vitin 2015 një burrë në Australi i quajtur David Hole zbuloi një gur të madh e të kuq. Ai e mori atë në shtëpi dhe provoi çdo gjë për ta hapur, i sigurt që brenda tij mund të kishte ar.

Advertisement

Vazhdimisht u përpoq me mjete të ndryshme ta thyente por çdo tentativë ishte një dështim. Vite më vonë zbuloi se ajo copë shkëmbi ishte një meteorit i rrallë. Hole e çoi meteoritin në Muzeun e Melbourne për identifikim.

“Nëse ju shikoni në Tokë një shkëmb si ky dhe peshon kaq shumë, nuk supozohet të peshojë kaq shumë”, tha një gjeolog në Muzeun e Melbourne.

Më vonë disa studiues publikuan një shkrim shkencor në lidhje me metoritin 4.6 miliardë vjeçar. Ai peshonte 17 kilogramë dhe pasi u arrit të çahej me një diamant, ato zbuluan se ka një kompozim të lartë të hekurit duke e bërë atë një shkëmb me vlerë shumë të lartë. 

Ky material nga hapësira vjen nga një rreth mes Marsit apo Jupiterit dhe është formësuar nga trupa të tjerë qiellorë.

Kërkuesit thonë se shkëmbi i quajtur Maryborough është më i rrallë se ari./tvklan.al