Wednesday , December 1 2021

Harrojeni Big Brother! Flori Mumajesi publikon këngen e tij te re me Fifin dhe na përloti të gjithëve

Pak ditë më parë Fifi tregoi se ka të gatshme një këngë me videoklip në bashkëpunim me Flori Mumajesin, por që ende nuk e kanë publikuar.

Pas situatës kritike në të cilën Fifi u ndodh dje gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Flori ka publikuar sot në Instastory një pjesë nga kënga. Ai ka zbuluar se kjo këngë ka një mesazh shumë të fortë që lidhet me personat me aftësi të kufizuar.

Advertisement

“Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë, duke u mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat!”- shkruan Flori i cili shton më tej:” Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të jemi dot kurrë!”

Kujtojmë se Fifi ka thënë se kënga ka përfunduar para dy vitesh, por arsyeja që nuk e kanë publikuar ende është se “Flori shqetësohet mos dal keq pasi në këtë videoklip kam qenë rreth 100 kile”.

Por, Fifi tha se i ka thënë disa herë që nuk e ka problem pasi ka qenë ashtu dhe tani është siç dëshiron dhe nuk e ka kompleks peshën.

Mezi po presim ta dëgjojmë të plotë këtë këngë.