Wednesday , December 1 2021

Lajm i fundit/ Burri rreh ish-gruan dhe i djeg makinën, përplaset dhe me efektivët e policise Peqin

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi jo vetëm ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij dhe I dëmtoi automjetin, por kundështoi dhe efektivët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Tashmë ai do të përballet me akuzën e dhunës në familje dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë”.